Ndërlidhjet

Bullgari: Rrjedha Jugore e rëndësishme për Evropën Juglindore


Pamje nga ndërtimi i gazsjellësit Rrjedha Jugore në Bullgari

Pamje nga ndërtimi i gazsjellësit Rrjedha Jugore në Bullgari

Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Kristian Vigenin, i tha mbrëmë në Sofje ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, se gazsjellësi Rrjedha Jugore “është shumë i rëndësishëm për Bullgarinë dhe Evropën Juglindore”.

Zoti Vigenin, poashtu, ka theksuar se Bullgaria shpreson se “dialogu me Komisionin Evropian do të ndihmoj në fillimin e ndërtimit”.

Qeveria e Bullgarisë në muajin maj ka njoftuar se po e bllokon ndërtimin tokësor të pjesës së gazsjellësit, që synon transportin e gazit rus nën Detin e Zi dhe nëpër vendet ballkanike për në Bashkimin Evropian.

Brukseli ka shprehur shqetësim se ky projekt mund të paraqiste shkelje të legjislacioneve antimonopoliste të BE-së.

XS
SM
MD
LG