Ndërlidhjet

Moskë: Arrestimi i shtetasit rus në SHBA “hap jomiqësor”


Moska ka vlerësuar se arrestimi i shtetasit rus, Roman Seleznyov, nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, është një “hap jomiqësor”.

Ministria e jashtme e Rusisë i ka bërë sot thirrje Uashingtonit që “të paraqes shpjegime koherente për incidentin” dhe t’i mundësoj atij të drejta përkatëse.

Departamenti amerikan për siguri të brendshme e akuzon Seleznyovin, 30 vjeçar, se ka ndërhyrë në sistemin kompjuterik të një ndërmarrjeje amerikane , me ç’rast i ka vjedhur mijëra numra të kartelave kredituese.

Roman Seleznyov është i biri i zëvendës kryesuesit të Dumës ruse, Valery Seleznyov.

Në mars të vitit 2011 Roman Seleznyov ishte dënuar për akuza për vjedhje të bankës, shkaktim të dëmit në mbrojtje të kompjuterit, e të tjera.

XS
SM
MD
LG