Ndërlidhjet

Ukrainë: Refuzohen bisedimet me kryengritësit


Flamuri ukrainas valon përsëri në qytetin Sllovjanks në pjesën lindore të Ukrainës
Flamuri ukrainas valon përsëri në qytetin Sllovjanks në pjesën lindore të Ukrainës

Ukraina e ka refuzuar çfarëdo marrëveshje me separatistët prorusë në pjesën lindore të këtij vendi, derisa ata të mos çarmatosen krejtësisht.

Në një deklaratë të sotme, ministri i mbrojtjes, Valeriy Heletey, tha se “negociatat janë të mundshme, vetëm pasi kryengritësit t’i ulin armët e tyre njëherë e përgjithmonë”.

Suksesi ushtarak i qeverisë Ukrainase, gjatë ditëve të fundit, e ka detyruar pjesën më të madhe të kryengritësve që të tërhiqen në Donjeck dhe Luhansk.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka urdhëruar trupat që t’i bllokojnë qytetet dhe ta ndërprejnë furnizimin e kryengritësve me armatime të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG