Ndërlidhjet

Wall Street Journal: Rrëfimi për dy NATO


Forca të NATO-s...

Forca të NATO-s...

Lart në veriun e Evropës, ku demokracitë skandinave janë në kufi me Rusinë, janë paraqitur dy shikime të ndryshme për Organizatën e Paktit Veri Arlantik.

Atje është aleanca aktiviste, e forcuar nga anëtari themelues Norvegjia, e cila nuk sheh shenjë se agresioni i Rusisë do të shuhet, shkruan e përditshmja Wall Street Journal, dhe shpjegon se ky vizion është në kundërshtim me pozicionin minimalist për NATO-n, në stilin mos fol për luftë, së cilës kryeministri i ri i Finlandës dëshiron t’i bashkohet.

Për NATO-n minimaliste, kompatibiliteti me Moskën është çdoherë aty prapa skajit të rrugës.

Kundërthëniet e këtyre dy formave të NATO-s tregojnë dobësimin i cili ka mbetur në organizatë, derisa Rusia vazhdon ta destabilizoj Ukrainën.

Një grup i anëtarëve të NATOs, përfshirë Poloninë dhe me energji të ndryshme, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, beson se nuk mund të ketë kthesë të shpejtë në realitetin evropian, pas vjedhjes së Krimesë nga ana e Vladimir Putinit.

Këto vende e shohin gatishmërinë e linjës së parë si të vetmin argument të cilin Rusia e zotit Putin do ta kuptonte me siguri.

Grupi tjetër, i udhëhequr nga Gjermania me mbështetje franceze në rritje, është e kënaqur me çdo kartë të mashtrimit të Kremlinit për uljen e tensionit.

Ky grup i është kthyer punës së zakonshme edhe kur gjenerali Phillip Breedlove, komandant ushtarak i NATO-s, u thoshte vendeve anëtare se 40 mijë trupa ruse ishin mbledhur në distancë nga e cila mund të sulmohet kufiri ukrainas, shkruan Wall Street Journal.

Thellësia e ndarjeve përsëritet në vetë Skandinavinë. Norvegjia, me 122 mila të kufirit të përbashkët me Rusinë, dhe Finlanda me 808 mila, flasin me gjuhë të ndara strategjike.

Theksi i Oslos është i afërt me vendosmërinë. Ministrja e mbrojtjes e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Soreide, në muajin maj, tha se përdorimi i forcës nga Rusia në Ukrainë në mënyrë “të përhershme e ka ndryshuar” raportin ndërmjet Moskës dhe NATO-s.

Në Uashington, para dy javësh, ajo e plotësoi këtë qëndrim: “ne e shohim fqiun i cili ka treguar aftësi dhe gatishmëri për ta përdorë forcën ushtarake për ndryshim të kufijve në Evropë”, dhe ka shtuar se “kjo është diçka që nuk do të kaloj dhe ky është ndryshim fundamental”.

E pyetur se si të veprohet me Rusinë, ministrja Soreide i tha Defensenews.com: “me dy fjalë –vendosmëri dhe parashikueshmëri”.

Identifikimi i riparaqitjes së Rusisë, si një lojtar agresiv gjeostrategjik, e ka nismën në vitin 2007, kur udhëheqja e saj ushtarake tha se nuk mund të presë shumë ndihmë nga NATO-ja në rast të “konfliktit serioz”.

Po këtë vit, ministri i mbrojtjes i Finalndës, Jyri Hakamies, ishte kritikuar ashpër në shtëpi pasi sfidën strategjike më të madhe të vendit të tij të pa-inkuadruar e ka përshkruar si “Rusia, Rusia, Rusia”.

Nga ana tjetër, shkruan mëtutje Wall Street Journal, Alexander Stubb, kryeministër i Finlandës, thotë se hyrja e Finlandës në NATO gjatë viteve të ardhshme, është një zhvillim interesant, duke pasur parasysh njohuritë e vendit të tij për Rusinë dhe për aranzhimin e politikës së Luftës së Ftohtë ndaj Bashkimit Sovjetik, që u bë e njohur si “Finlandizimi”.

Wall Street Journal shkruan se kryeministri Stubb e ka karakterizuar Rusinë si vend që ende nuk e ka normalizuar ekonominë e vet. Por, shtrohet pyetja se a ka pasur Finlanda çështje të karakterit ushtarak me Moskën?

“Jo, në kuptimin politik dhe të sigurisë”, thotë zoti Stubb dhe shton se “ne nuk ndjehemi të parehatshëm”.

Ai është ankuar se “ka shumë njerëz që dëshirojnë ta izolojnë Putinin” dhe shton se “si kryeministër i Finlandës nuk mendoj se kjo është rrugë e drejtë”.

Kurt Volker, ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO, në administratat Bush dhe Obama, ka thënë se pret që ftesa për “ndërgjegjësim” të ri lidhur me Rusinë, “nuk përfshinë aksion”.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG