Ndërlidhjet

BE: Dështim i frontit unik kundër Rusisë për shkak të gazit


Pjesë e gazsjellësit Rrjedha Jugore në Bullgari
Pjesë e gazsjellësit Rrjedha Jugore në Bullgari

Një numër i vendeve po i thyejnë rregullat ndaj përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të vendosur presion ekonomik dhe diplomatik ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën, dhe duke e ndërtuar gazsjellësin do të thotë të bartin sasi të mëdha të gazit rus afër shtëpive të tyre.

Por, qëndrimi refuzues ndaj urdhërit të Bashkimit Evropian për ndaljen e punës, është më tepër i rëndësishëm se sa vetëm një rast i humbur për Evropën për ta ndëshkuar Rusinë, raporton agjencia AP.

Sistemi i gypave për projektin Rrjedha Jugore kalon nëpër Bullgari, Serbi, Hungari, Slloveni, Austri dhe Itali, në njërën degë, dhe në Kroaci, Maqedoni, Greqi dhe Turqi, në degën tjetër.

Komisioni Evropian, që është trupë ekzekutive e BE-së, ka urdhëruar moratorium në ndërtim lidhur me shqetësimet për rolin e dyfishtë të Rusisë si pronar i gazsjellësit dhe furnizues me gaz. Kjo mund të kuptohet edhe si rol monopolist.

XS
SM
MD
LG