Ndërlidhjet

Prishtinë: Është arrestuar një person i dyshuar për trafikim


Policia e Kosovës, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka arrestuar një person të dyshuar për “kontrabandim me migrantë”.

Sipas njoftimit të sotëm të policisë, operacioni kishte filluar me bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, I. V. (51 vjeçar), pronar i një agjencie turistike në rajonin e Prishtinës.

Me këtë rast, policia thotë se ka konfiskruar një armë automatike, tri revole, fishekë të kalibrave të ndryshëm, disa kopje të pasaportave të Kosovës, disa kopje të dokumenteve greke, e të tjera.

Ndaj këtij të dyshuari po vazhdojnë procedurat e tjera hetimore.

XS
SM
MD
LG