Ndërlidhjet

Vriten 13 militantë në Pakistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se gjatë një sulmi ajror ka vrarë 13 persona që dyshohen se janë militantë në zonën fisnore të Vaziristanit Verior, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Ndërkohë, numri i civilëve që janë zhvendosur si shkak i kësaj ofenzive, raportohet se ka shkuar në 1 milion.

Një deklaratë e ushtrisë thotë se sulmet ajrore kanë pasur si cak shtatë zona ku dyshohet se fshihen militantët në Vaziristanin Verior.

Mirëpo, zyrtarët e ushtrisë thonë se trupat tokësore që po luftojnë për të rimarrë nën kontroll disa qytete kyqe që tani janë nën sundimin e militantëve, po përballen me rezistencë të fuqishme.

XS
SM
MD
LG