Ndërlidhjet

Gazprom: Borgji i Ukrainës ka tejkaluar 5 miliardë dollarë


Shefi i GAZPROM-it, Aleksei Miller

Shefi i GAZPROM-it, Aleksei Miller

Kompania shtetërore ruse e gazit, Gazprom ka thënë se faturës së pa paguar e Ukrainës ndaj saj i janë shtuar edhe 838 milionë dollarë, pasi Kievi nuk ka paguar asgjë gjatë muajit qershor.

Shefi i Gazpromit, Aleksei Miller, ka thënë sot se borgji i përgjithshëm i Ukrainës tash ka arritur në gati 5.3 miliardë dollarë.

Miller ka thënë se mosgatishmëria e Ukrainës që të paguaj për gazin rus tregon se tranzicioni drejt sistemit të parapagimit është “vendimi i vetëm i drejt”.

Fatura e re është llogaritur duke marrë si çmim 485 dollarë për 1 mijë metër kub, vendim ky që është marrë në muajin prill

Ukraina ka thënë se pajtohet ta paguaj borgjin vetëm nëse paguan 326 dollarë për 1 mijë metër kub.

Më 16 qershor, Gazpromi ka ndërperë furnizimin me gaz për Ukrainën ndërsa ka njoftuar se në të ardhmen, Kievi duhet të paguaj para-prakisht për çfarëdo furnizimi.

XS
SM
MD
LG