Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti irakian mblidhet më 13 korrik


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Parlamenti i ri irakian është pajtuar që të mblidhet javën e ardhshme për të formuar qeverinë e re të vendit, duke e hedhur poshtë një vendim tjetër që e shtynte seancën deri në gusht.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të parlamentit, Mehdi al Hafidh, ka thënë përmes një deklarate se ligjvënësit do të mblidhen më 13 korrik, “për hir të interesit të publikut dhe duke treguar përkushtim ndaj procedurave kushtetuese dhe duke e ruajtur vazhdimësinë e ndërtimit të demokracisë”.

Shtyerja e parë që thoshte që parlamenti do të mblidhet më 12 gusht ishte kritikuar edhe nga ligjvënësit vendor dhe nga SHBA-të.

Parlamenti duhet të zgjedh udhëheqësit në tri pozita kyqe të shtetit, që janë të ndara në mes të arabëve shiit, sunnit dhe atyre kurd.

Seanca e parlamentit e javës së kaluar ka përfunduar në kaos.

Kriza politike në këtë shtet po ndodh në kohën kur militantët e ISIL të njohur edhe si “Shteti Islamik”, kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit të Irakut.

XS
SM
MD
LG