Ndërlidhjet

logo-print

Tzentrgaz e ndërton pjesën serbe të “Rrjedhës së Jugut”


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kompania shtetërore ruse e gazit, Gazprom, ka thënë se nën kompania e saj, Tzentrgaz, e ka fituar tenderin për të ndërtuar pjesën serbe të projektit të tubacionit të gazit, “Rrjedha e Jugut”.

Njoftimi është bërë derisa kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë për të diskutuar bashkëpunimin mes dy shteteve, përfshirë edhe sektorin e energjisë.

Vuçiq, pas takimit ka thënë marrëveshja për të ndërtuar pjesën serbe të “Rrjedhës së Jugut” do të nënshkruhet brenda disa ditësh.

Ai ka shtuar se vetëm çështjet teknike kanë mbetur për tu sqaruar para se marrëveshja të nënshkruhet.

“Rrjedha e Jugut” e ka për qëllim që të dërgoj gazin natyral rus nga Deti i Zi, përmes Ballkanit deri në Evropë duke e anashkaluar Ukrainën.

Vuçiq gjithashtu ka njoftuar se Putini do e vizitojë Beogradin nga fundi i këtij viti, duke thënë se kjo vizitë dëshmon për marrëdhëniet e mira në mes të Rusisë dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG