Ndërlidhjet

Al Shabaab e sulmon presidencën somaleze


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Raportohet se militantët e grupit të militantëve somalez, Al Shabaab, e kanë sulmuar pallatin presidencial në Mogadishu.

Ka raportime se janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna të armëve të zjarrit brenda pallatit presidencial.

Dëshmitarët thonë sulmi filloj me një veturë bombë që shpërtheu te porta e ambientit me siguri të lartë.

Zëdhënësi i Al Shabaabit e ka konfirmuar se ky grup e ka kryer sulmin, duke thënë se militantët tash janë duke e kontrolluar pallatin presidencial.

Presidenti Hassan Sheikh Mohamud, nuk ka qenë në presidencë gjatë kohës së sulmit.

Ende nuk dihet nëse ndonjë zyrtar tjetër i lartë ka qenë brenda pallatit në kohën e sulmit.

Al Shabaab e ka humbur kontrollin mbi Mogadishu në vitin 2011, por vazhdon të kryej sulme të rregullta kundër qeverisë që e ka përkrahjen ndërkombëtare dhe të forcave të Unionit Afrikan.

XS
SM
MD
LG