Ndërlidhjet

Obama bën thirrje për qetësi në Afganistan


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka thënë njërit prej kandidatëve për president të Afganistanit, Ashraf Ghani, se SHBA-të presin që të gjitha akuzat për manipulim të zgjedhjeve të hetohen në detaje.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama e ka thirrur në telefon Ghanin më 8 korrik.

Thirrja telefonike është bërë një ditë pasi Obama i bëri thirrje rivalit të Ghanit, Abdullah Abdullahu që të mos e deklaroj fitoren derisa procesi zgjedhor ende nuk është kryer.

Rezultatet preliminare thonë se Ghani ka 1 milion vota më shumë se Abdullahu, mirëpo ky i fundit thotë kjo ka ndodhur si rezultat i manipulimit masiv të votave.

Shtëpia e Bardhë ka thënë në një deklaratë se Obama iu ka kërkuar të dy kandidatëve që të qëndrojnë të qetë dhe të kërkojnë zgjidhje që nuk e rrezikon unitetit kombëtar.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar nëse “dhuna apo mjetet ekstra kushtetuese” përdoren për të deklaruar fitore, SHBA-të do ta ndalojnë asistencën që ja japin Afganistanit.

XS
SM
MD
LG