Ndërlidhjet

Gjermania në finale të Botërorit në futboll


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një Gjermani e pandalshme e ka “shkatërruar” Brazilin në ndeshjen gjysëmfinale të Kupës së Botës në futboll, duke e mundur mbrëmë vonë me rezultat 7:1.

Gjermanët kanë shënuar pesë gola brenda 18 minutave gjatë pjesës së parë të lojës duke e shokuar mikëpritësin e këtij kampionati, Brazilin.

Miroslav Klose, ka shënuar golin e tij të 16-të në një Kupë Bote gjatë kësaj ndeshjeje, duke u bërë kështu lojtari me numrin më të madh të golave të shënuar ndonjëherë.

Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe dy gola duke sjellur rezultatin në 7:0.

Në minutën e 90-të, braziliani Oscar shënoj golin e vetëm për kombëtaren e tij, duke e përfunduar ndeshjen me rezultatin final 7:1.

Gjermania do e pres në finale fituesin e ndeshjes së sotme në mes të Argjentinës dhe Holandës.

Kjo ndeshje fillon në orën 22:00, sipas orës tonë.

XS
SM
MD
LG