Ndërlidhjet

50 raste të reja të Ebolës në Afrikën Perëndimore


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Pesëdhjetë raste të reja të Ebolës apo etheve hemorragjike dhe 25 vdekje janë raportuar në Sierra Leone, Liberi dhe Guinea prej 3 korrikut derisa virusi vdekjeprurës po përhapet nëpër familje, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përmes një deklarate, kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë se të dhënat e fundit nga ministritë e shëndetësisë në këto tri shtete kanë treguar se ka 844 raste dhe 518 vdekje si pasojë e kësaj epidemie e cila ka filluar në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG