Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Afganistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Viktimat civile në Afganistan janë rritur për 17 për qind në pjesën e parë të vitit 2014, nëse krahasimi bëhet me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto të dhëna janë bërë publike nga një raport i OKB-së.

Në tërësi, OKB njofton se 1564 civilë janë vrarë nga muaji janar deri në muajin qershor, ndërsa në të njejtën periudhë të viit të kaluar janë vrarë 1342 persona.

Kjo përfshinë edhe rritjen prej 21 % të viktimave te fëmijet, pasi deri më tash, gjatë këtij viti janë vrarë 295 fëmijë.

Sipas OKB-së, këto shifra tregojnë se luftimet, granatimet dhe në përgjithësi përleshjet janë duke ndodhur çdo herë e më shumë afër shtëpive të banimit.

Në të kaluarën, shumica e viktimave në civil kanë ndodhur si pasojë e bombave vetëvrasëse.

I njejti raport i OKB-së thotë se talibanët dhe kryengritës të tjerë vazhdojnë të mbesin arsyeja kryesore e viktimave në civil.

XS
SM
MD
LG