Ndërlidhjet

Moska e aprovon ambasadorin e ri amerikan


John Tefft (ARKIV)

John Tefft (ARKIV)

Moska ka njoftuar se e ka aprovuar kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Rusi, John Tefft.

Yury Ushakov, këshilltari i lartë për politikë të jashtme të presidentit rus, Vladimir Putin, iu ka thënë gazetarëve se marrëveshja është dhënë duke iu referuar procedurave diplomatike në të cilat qeveria mikëpritëse e pranon nominimin e ambasadorit.

Ushakov ka thënë se ai e njeh Tefftin dhe e ka quajtur atë “diplomat i klasit të parë”.

Teffti njohet për përkrahjen e dhënë qeverive pro perëndimore të Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Ai më parë ka shërbyer si ambasadorë në të dy këto vende.

Tani, nëse konfirmohet nga senati amerikan, Tefft, një diplomat i karrierës, do e zëvendësojë Michael McFaul, i cili hoqi dorë nga pozita e ambasadorit, vetëm dy vjet pas nisjes së punës.

XS
SM
MD
LG