Ndërlidhjet

Bastisen apartamentet e bashkëpunëtorëve të Navalnit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Hetuesit në Moskë e kanë bastisur apartamentin e dy bashkëpunëtorëve të Aleksei Navalnit, kritikut të ashpër të Kremlinit

Zyrtarë të sundimit të ligjit e kanë bastisur apartamentin e Nikita Kulachenkov, dhe Georgy Alburov në Moskë.

Avokatët e të dy personave iu kanë thënë gazetarëve më vonë se bastisjet janë kryer në lidhje me një fotografi që është gjetur muajin e kaluar në apartamentin e Navalnit, të cilët hetuesit thonë se është vjedhur në qytetin e Vladimirit, rreth 170 km në verilindje të Moskës.

Rasti është vetëm një nga disa prej dosjeve me të cilat përballet Navalnit, i cili momentalisht është duke e kryer një dënim prej pesë vjetëve për një rast tjetër që është përfunduar në vitin 2013.

Navalni momentalisht është në arrest shtëpie në lidhje me një rast mashtrimi që e përfshinë edhe kompaninë franceze të kozmetikës, Yves Rocher.

Navalni i hedh poshtë akuzat, duke thënë se të gjitha akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG