Ndërlidhjet

Hoxhaj: Anëtarësimi në KV – hap i parë për në KE


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar sot se “anëtarësimi i Kosovës në Komisionin e Venedikut është edhe hapi i parë dhe vendimtar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Komisionit të Venedikut, Thomas Markert, në Strasburg të Francës, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, Hoxhaj ka theksuar se “Kosova do të përfitoj shumë nga anëtarësimi në disa fusha, sikurse gjyqësori, sektori kushtetues, ai zgjedhor dhe rishikimi i legjislacionit në fuqi”.

Prej 10 qershorit Kosova është anëtare e Komisionit të Venedikut.

Thomas Markert theksoi se në takim “u diskutuan çështjet praktike të anëtarësimit, pasi Kosova së shpejti do të ulet në këtë institucion si anëtar i pavarur edhe në nivelin e ekspertizës”.

XS
SM
MD
LG