Ndërlidhjet

Irak: Janë gjetur 53 trupa të pajetë


Pamje pas një sulmi në qytetin Hilla në Irak
Pamje pas një sulmi në qytetin Hilla në Irak

Forcat e sigurisë së Irakut thonë se i kanë gjetur 53 trupa të pajetë, të cilët ishin të lidhur dhe të ekzekutuar.

Zyrtarët thanë se njerëzit e vrarë ishin gjetur në qytetin Hilla, 100 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad, dhe të gjithë ishin me shenja të të shtënave nga armët në kokë ose qafë.

Nuk është e qartë se përse këta njerëz, ende të paidentifikuar, janë vrarë.

Aktualisht, në Irak është rritur dhuna, për të cilën në masë të madhe, fajësohet grupi militant Shteti Islamik, që më parë njihej si Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant.

XS
SM
MD
LG