Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Lejlekët fajtorë për rrëzimin e helikopterit


Ilustrim

Ilustrim

Një hetim ushtarak i Shteteve të Bashkuara ka treguar se lejlekët kanë shkaktuar përplasje të helikopterit në Angli, më herët këtë vit, me ç’rast u vranë katër anëtarë të ekuipazhit.

Hetimet kanë gjetur se së paku tre lejlekë, me gjasë të trembur nga elisa, janë përplasur për xhamin e përparmë të helikopterit duke e thyer atë, dhe goditur pilotin dhe bashkëpilotin, të cilit siç duket, e kishin humbur vetëdijen.

Helikopteri është rrëzuar më 7 janar në bregun lindor të Anglisë, gjatë një misioni stërvitor të natës.

XS
SM
MD
LG