Ndërlidhjet

Serbi: U nënshkrua marrrëveshja me Gazpromin


Nga takimi Putin - Vuçiq (majtas) në Moskë më 8 korrik
Nga takimi Putin - Vuçiq (majtas) në Moskë më 8 korrik

Serbia e ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë prej 2.1 miliardë euro me kompaninë e zgjedhur nga Gazpromi, për ndërtimin e gypsjellësit Rrjedha Jugore, nëpër territorin e Serbisë.

Kontrata ndërmjet Rrjedha Jugore Serbia dhe kompanisë Tsentrgaz është nënshkruar mbrëmë vonë në Beograd.

Gazpromi më herët ka thënë se Tsentrgaz e kishte fituar tenderin për ndërtimin e gypsjellësit në Serbi.

Kontrata është nënshkruar derisa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, dje në Moskë.

Gazjellësi në pjesën e Serbisë, mund të jetë funksional në fund të vitit 2016.

Projekti i Rrjedhës Jugore ishte ndalur pasi Komisioni Evropian kishte shfaqur shqetësim se marrëveshjet bilaterale të Rusisë me shtetet anëtare të BE-së mund të paraqisnin shkelje të rregullave kundër monopolit.

XS
SM
MD
LG