Ndërlidhjet

Rusi: Oficerja ukrainase akuzohet lidhur me vrasjen e gazetarëve


Pilotja ukrainase Nadiya Savchenko
Pilotja ukrainase Nadiya Savchenko

Oficerja ushtarake urkainase, Nadiya Savchenko, e cila ishte zënë nga separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, në muajin qershor, është akuzuar në Rusi, për shkak të dyshimeve për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve të Rusisë.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, sot ka konfirmuar se oficerja Savchenko aktualisht mbahet në një burg në qytetin rus, Voronezh.

Gazetarët e Radios dhe Televizionit shtetëror të Rusisë, Igor Kornelyuk dhe Viktor Denisov, ishin vrarë nga predhat afër qytetit Luhans, në pjesën lindore të Ukrainës, më 17 qershor, derisa raportonin për ofensivën e ushtrisë së Ukrainës kundër separatistëve prorusë.

Ministria e jashtme e Ukrainës, nëpërmjet një deklarate, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të oficeres Savchenko, ndërsa dërgimin e saj në Rusi e ka cilësuar si “një provë tjetër se terroristë” po operojnë në lindje të Ukrainës në bashkëpunim me shërbimet sekrete ruse.

Nadiya Savchenko, 31 vjeçare, ka shërbyer në Forcën Ajrore të Ukrainës për 10 vite.

XS
SM
MD
LG