Ndërlidhjet

logo-print

Hong-Kong: Fotoaparati famoz në shitje


Beteja për Reichstagun gjerman më 1 maj 1945

Beteja për Reichstagun gjerman më 1 maj 1945

Fotoaparati i tipit Leica, i shfrytëzuar nga forgrafi rus, Yevgeni Khaldei, për ta jetësuar pamjen e njohur të ushtarëve të Armatës së Kuqe duke e ngritur flamurin sovjetik mbi Reichstagun në Berlin, në muajin maj të vitit 1945, do të shitet në ankand.

Shtëpia e andkandeve, Bonhams, thotë se fotoaparati leica do të shitet në ankandin në Hong-Kong në muajin nëntor.

Priotet që ky aparat të arrijë çmimin deri në 580 mijë dollarë amerikanë.

Fotografia e autorit Khaldei, e bërë më 2 maj 1945, është njëra nga fotografitë më të reprodukuara të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë fotografi Khaldei e ka kishte vënë në skenë momentin kur ushtarët e Armatës së Kuqe e kishin ngritur flamurin mbi Reichstag, dy ditë më herët se kur është bërë fotografia.

Rrjedhimisht, ushtarët në fotografinë e Khaldeit nuk janë ata që ishin në momentin e ngritjes së flamurit, ndërsa fotografia, poashtu, ishte rregulluar duke e shtuar tymin – që sugjeronte se luftimet ende nuk ishin ndalur – dhe duke i larguar orët, që mendohet se ishin vjedhur nga ushtarët sovjeetikë.

XS
SM
MD
LG