Ndërlidhjet

Spanjë: U arrestuan dhjetëra pjesëtarë të grupit kriminal italian


Pamje nga Madridi
Pamje nga Madridi

Policia e Spanjës i ka arrestuar 32 pjesëtarë të dyshuar të grupit kriminal italian, Camorra, për të cilët thotë se ishin të involvuar në pastrim parash, trafikim të drogës, zhvatje dhe vjedhje, ka njoftuar sot Ministria e brendshme.

Gjatë bastisjeve në 14 shtëpi dhe biznese në gjithë kryeqytetin Madrid, policia ka konfiskuar 1.13 milionë euro në para të gatshme, pasuri në vlerë prej 8 milionë eurosh dhe armë zjarri.

Policia nuk e ka specifikuar kombësinë e personave të arrestuar, që janë të dyshuar se i kanë furnizuar me drogë partnerët e tyre në Napoli, ku e ka selinë grupi Camorra, njëri nga grupet më të mëdha të mafias italiane.

Ministria e brendshme e Spanjës ka njoftuar se janë bërë edhe katër arrestime në Itali, raporton agjencia Reuters nga Madridi.

XS
SM
MD
LG