Ndërlidhjet

Futboll: Finalja Argjentina – Gjermania


Futbollistët argjentinas i gëzohen golit të fitores nga penaltia në ndeshjen kundër Holandës

Futbollistët argjentinas i gëzohen golit të fitores nga penaltia në ndeshjen kundër Holandës

Argjentina është plasuar në finale të Kampionatit Botëror të Futbollit, pasi mbrëmë vonë, në ndeshjen gjysmëfinale, e mundi Holandën me rezultat 4:2, pas ekzekutimit të penaltive, meqë ndeshja në kohën e rregullt dhe në atë shtesë, përfundoi pa gola 0:0.

Kështu, Argjentina u bë finalisti i dytë dhe të dielën, më 13 korrik, takohet me Gjermaninë, e cila më herët i shkaktoi disfatë bindëse vendit mikrpitës të kampionatit, Brazilit, me rezultat 7:1.

Herën e fundit Argjentina ishte plasuar në finale të Kampionatit Botëror në Futboll në vitin 1990, kur humbi nga Gjermania me rezultat 0:1.

Argjentina deri tash dy herë e ka fituar titullin e kampionit botëror, në vitin 1978 dhe 1986.

XS
SM
MD
LG