Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit diskuton për Lindjen e Mesme


Tym dhe zjarr pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës

Tym dhe zjarr pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, do t’i njoftoj anëtarët për përshkallëzimin e armiqësive izraelito-palestineze, në të cilin po vazhdon të rritet numri i të vrarëve.

Ky takim po bëhet në kohën kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dje ka tërhequr vërejtjen për aksion edhe më të ashpër kundër lëvizjes islamiste Hamas, e cila e qeverisë Rripin e Gazës.

Ban Ki-moon u tha gazetarëve mbrëmë vonë se situata është “problematike dhe shpërthyese”.

Njëherësh, ushtria izraelite ka njoftuar sot se 322 caqe janë goditur gjatë natës në këtë operacion kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Zyrtarët palestinezë thonë se së paku 54 vetë janë vrarë nga sulmet ajrore të djeshme izraelite, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të hedhin raketa brenda territorit të Izraelit.

Gjatë një sulmi të sotëm ajror izraelit në qytetin Khan Yunis, në Rripin e Gazës, janë vrarë 7 vetë.

XS
SM
MD
LG