Ndërlidhjet

Teksas: I vrau katër fëmijët e vet dhe dy të rritur


Pamje e Hjustonit në Teksas
Pamje e Hjustonit në Teksas

Në shtetin Teksas në SHBA, policia thotë se një person ka hapur zjarr gjatë një mospajtimi familjar, me ç’rast i ka vrarë katër fëmijët e vet dhe dy të rritur.

Vajza 15 vjeçare e këtij personi është plagosur dhe është në gjendje kritike.

Policia në Hjuston të Teksasit tha se kjo vajzë ishte në gjendje ta thërrasë policinë dhe më vonë ka tërhequr vërejtjen se babai i saj po përgatitej të shkonte në shëtpinë e gjyshit dhe gjyshes së saj për t’i vrarë.

Personi i armatosur i dyshuar, përfundimisht iu dorëzua policisë pas tri orësh të situatës së tendosur.

Ky ishte incidenti i fundit i rëndë në Shtetet e Bashkuara nga dhuna me armë.

Presidenti, Barack Obama, tha se Amerika duhet të bëjë diçka për shqyrtimin e “ndërgjegjes dhe mendjes” për kontrollin e armëve.

XS
SM
MD
LG