Ndërlidhjet

Francë: Aktivistet pa veshje të sipërme në gjykatë


Aktivistet e grupit Femen duke përshëndetur pasi u paraqitën në një gjykatë në Paris
Aktivistet e grupit Femen duke përshëndetur pasi u paraqitën në një gjykatë në Paris

Prokurorët në Francë kërkojnë që aktivistet që nuk i kanë mbuluar gjoksat e vet në katedralën Notre Dame në Paris të paguajnë mijëra euro gjobë.

Nëntë aktiviste nga grupi femëror Femen, i kanë rënë fuqishëm ziles së madhe në katedralën e njohur në Paris, në shkurt të vitit të kaluar, për ta shprehur zemërimin e tyre për kundërshtimin e Kishës Katolike ndaj martesave të gjinisë së njejtë dhe për ta “festuar” dorëheqjen e Papës Benedikti i 16-të.

Aktivistet me fanela të shkurtëra dhe kurora lulesh mbi kokë u paraqitën mbrëmë në një gjykatë në Paris, në rastin në të cilin ndeshen liria e të shprehurit kundër dashamirëve të lirisë së religjionit.

Prokurori i rastit ka kërkuar dënim me të holla për secilën aktiviste në vlerë prej 2 dollarësh, lidhur me akuzat për dëmtim të pasurisë.

XS
SM
MD
LG