Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës e shqetësuar me zhvillimet në Maqedoni


Nga protestat në Shkup...
Nga protestat në Shkup...

Qeveria në largim e Republikës së Kosovës ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Përmes një deklarate me shkrim, Qeveria e Kosovës shpreh shqetësim për rritjen e klimës konfliktuale dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë sa më të qetë dhe kujdesshme për të shmangur me çdo kusht një përshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës kërkon sigurimin e maksimumit të rigorozitetit dhe transparencës në proceset gjyqësore, në veçanti në rastin delikat që po trajtohet në Maqedoni , për të mos lënë kështu hapësirë që proceset gjyqësore të politizohen, apo të shërbejnë si bazë për kultivimin e urrejtjes ndër-etnike.

Përpos kësaj, Qeveria e Kosovës i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë që të veprojnë me maturi dhe vetëpërmbajtje, duke ndjekur rrugën e dialogut dhe institucioneve për zgjidhjen e problemeve.

Kurse, i fton që të mos bien pre të provokimeve që vijnë prej segmenteve të caktuara të cilët synojnë tensionimin e mëtejshëm të situatës dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Prandaj, Qeveria e Kosovës konsideron se të gjithë aktorët dhe faktorët e jetës publike në Maqedoni duhet të vihen në veprim për të shtensionuar situatën dhe parandaluar degradimin në dhunë të protestave që planifikohen të organizohen ditën e premte.

Të gjithë duhet që bashkërisht të punojmë që të ndërtojmë një frymë të paqes e bashkëpunimit në Ballkan sepse rruga institucionale e dialogut dhe mirëkuptimit janë forma më e mirë e zgjidhjes së problemeve në shoqëri.

XS
SM
MD
LG