Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Trupi i alpinistit u gjet pas 32 vitesh


Pamje e tre alpinistëve në malin Mont Blanc

Pamje e tre alpinistëve në malin Mont Blanc

Trupi i alpinistit francez, i cili ishte zhdukur në vitin 1982, është zbuluar i ruajtur në akull në pjerrtësitë e maleve Mont Blanc.

Trupi i 23 vjeçarit, Patrice Hyvert, është gjetur nga dy alpinistë më 3 korrik.

Hyvert ishte në procesin e ngjitjes në maje të malit i vetmuar, më 1 maj 1982, kur u godit nga një stuhi bore.

Me të mësuar se trupi i djalit të tij është gjetur, babai 82 vjeçar, Gerard Hyvert, tha se ai kishte dëshiruar që trupi i pajetë i djalit të tij të mbetej i zhdukur.

Mali Mont Blanc është i rrezikshëm dhe çdo vit në të një numër i alpinistëve e humbin jetën.

XS
SM
MD
LG