Ndërlidhjet

PK konfiskon 10 kg narkotikë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë e Sllovenisë, ka realizuar një operacion në rajonin e Suharekës, me ç’rast ka konfiskuar rreth 10 kilogramë substancë narkotike.

Lidhur me këtë rast, hetuesit policorë kanë pranuar informatën nga Policia e Sllovenisë, se një i dyshuar kosovar, që është arrestuar nga autoritetet sllovene, dyshohet se në shtëpinë e tij në Kosovë mund të ketë sasi të substancës narkotike.

XS
SM
MD
LG