Ndërlidhjet

logo-print

Ashton kërkon zgjidhje për zhvillimet në veri të Mitrovicës


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë, në veçanti ato rreth urës në veri.

Ajo ka kërkuar nga ekipi i saj në Bruksel që të thërrasë nesër një takim midis Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje për të gjitha çështjet që lidhen me Urën e Mitrovicës, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve.

Të mërkurën, në veri të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i Sheshit Mbreti Lazar, i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër.

Punimet kanë nisur me vendimin e organeve komunale të Mitrovicës së veriut.

Si kundërpërgjigje, banorët shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve kanë vendosur një cilindër betoni duke e emërtuar atë Sheshi Adem Jashari.

XS
SM
MD
LG