Ndërlidhjet

Gjermania dëbon një zyrtar të lartë amerikan


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Gjermania ka dëbuar shefin e stacionit të inteligjencës amerikane në Berlin, për shkak të spiunimit të dyshuar nga Uashingtoni.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ka thënë se “përfaqësuesi i shërbimit të inteligjencës amerikane në ambasadën e Shteteve të Bashkuara duhet të lërë Gjermaninë”.

Ky hap vjen pasi policia gjermane, gjatë dhjetë ditëve të kaluara, ka arrestuar një person dhe ka nisur hetime ndaj një tjetri, nën dyshimet se ata kanë punuar për inteligjencën e huaj.

Mediat gjermane kanë raportuar se dy personat dyshohen për bartjen e sekreteve në Uashington.

Dëbimi i shefit të stacionit të inteligjencës të një vendi aleat është shumë i pazakontë në mesin e shteteve anëtare të NATO-s.

XS
SM
MD
LG