Ndërlidhjet

Kurdët irakianë bojkotojnë takimet e kabinetit


Irak
Irak

Politikanët kurdë në Irak kanë thënë se do të qëndrojnë larg takimeve të kabinetit, në shenjë proteste ndaj komenteve të kryeministrit Nuri al-Maliki, i cili ka akuzuar rajonin autonom kurd për strehimin e militantëve që luftojnë qeverinë e tij.

Zëvendëskryeministri Roz Nuri Shavez, zyrtari më i lartë kurd në qeveri, ka thënë se “komentet e tilla kanë për qëllim të fshehin dështimin e sigurisë, duke fajësuar të tjerët”.

Më herët, lideri i rajonit kurd, Masud Barzani, ka thënë se al-Maliki “është bërë histerik”.

Militantë sunitë, përfshirë ata nga Shteti Islamik, kanë marrë kontrollin e disa territoreve në veriperëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG