Aktivistet e organizatës joqeveritare “Gratë në të zeza” kanë kërkuar nga autoritetet në Beograd që 11 korriku të shpallet Ditë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
“Kërkojmë që 11 korriku të shpallet Ditë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe që mohimi i gjenocidit të sanksionohet me ligj”, ka thënë Violeta Gjikanoviq nga organizata “Gratë në të zeza”.
Kërkesa i është dërguar presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministrit Aleksandar Vuçiq, kryetares së Kuvendit, Maja Gojkoviq, dhe deputetëve të Serbisë.
Në masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.