Ndërlidhjet

Kerry për vizitë në Afganistan


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Afganistan, në përpjekje për të ulur tensionet rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat kanë shkaktuar frikë nga dhuna etnike.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jeff Rathke, ka thënë se Kerry do të takojë të dy pretendentët presidencialë, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani, si dhe presidentin në largim, Hamid Karzai.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor ka shpallur Ghanin fitues, por Abdullah, i cili ka fituar rrethin e parë të zgjedhjeve, ka hedhur poshtë rezultatet preliminare të balotazhit.

XS
SM
MD
LG