Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza


Gaza
Gaza

Izraeli po vazhdon për të katërtën ditë me radhë ofensivën në Gaza.

Ushtria izraelite po godet enklavën palestineze nga ajri dhe deti, derisa militantët e Hamasit po hedhin raketa në shtetin hebre.

Pesë palestinezë janë vrarë sot nga një sulm në qytetin Rafah.

Deri më tash, së paku 82 palestinezë, shumcia nga ta civilë, janë vrarë në ofensivë.

Udhëheqësit izraelitë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të hyjnë në Gaza me trupa tokësore, duke mobilizuar rreth 40,000 rezervistë të ushtrisë.

XS
SM
MD
LG