Ndërlidhjet

logo-print

Obama emëron ambasadorin në Rusi


John Tefft

John Tefft

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar diplomatin John Francis Tefft për ambasador të ri të SHBA-së në Rusi.

Njoftimi i Obamës pason një periudhë të tensioneve midis SHBA-së dhe Rusisë, për shkak të veprimeve të Moskës në Ukrainë.

Tefft ka qenë ambasador i SHBA-së në Ukrainë gjatë mandatit të parë të Obamës.

Moska ka thënë se është pajtuar me emërimin e tij.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Tefft do të pasojë ish-ambasadorin Michael McFaul, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG