Ndërlidhjet

Mistura, ndërmjetësuesi i ri për Sirinë


Siri

Siri

Diplomati italiano-suedez, Staffan de Mistura, është emëruar ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara për Sirinë.

Ai do të zëvendësojë Lakhdar Brahimin, i cili ka dhënë dorëheqje në muajin maj.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që të punojë nga afër me Misturan.

Ky i fundit ka qenë përfaqësues special i OKB-së në Irak nga viti 2007 deri më 2009 dhe përfaqësues special në Afganistan nga viti 2010 deri më 2011.

Siria është në konflikt civil qysh në mars të vitit 2011. Forcat rebele janë duke luftuar për rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG