Ndërlidhjet

Arratiset kreu i partnerit të FIFA-s


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet braziliane kanë njoftuar se një zyrtar nga shërbimet e mikpritjes së Kampionatit Botëror të Futbollit ka ikur nga hoteli në Rio de Zhaneiro për të shmangur arrestimin nën akuzat për shitje të paligjshme të biletave.

Zyra e prokurorit në Rio ka thënë se Raymond Whelan, drejtor i kompanisë partnere të FIFA-s, Match Services, është arratisur pasi një gjykatës ka urdhëruar paraburgimin e tij dhe të dhjetë të dyshuarve të tjerë.

Britaniku Whelan akuzohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet, i cili ka shitur mijëra bileta në vlerë prej miliona dollarësh qysh nga Kupa e Botës më 2002.

Policia është vënë në kërkim të tij.

XS
SM
MD
LG