Ndërlidhjet

SHBA bën thirrje për qetësi në Maqedoni


Shkup, 4 korrik.
Shkup, 4 korrik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka bërë thirrje për përmbajtje nga dhuna, pasi sot priten protesta të reja nga shqiptarët.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ambasada amerikane ka thënë se “dhuna minon legjitimitetin e shkakut dhe largon vëmendjen nga përpjekjet produktive për zgjidhjen e çështjeve”.

Më 4 korrik, policia në Shkup është përleshur me protestuesit që protestonin kundër dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve.

Këta të fundit janë akuzuar për vrasje dhe terrorizëm.

XS
SM
MD
LG