Ndërlidhjet

Shpërthim gazi në Turqi, disa të plagosur


Turqi - foto arkivi

Turqi - foto arkivi

Një shpërthim që besohet se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi ka plagosur së paku gjashtë persona në një shesh të ngarkuar në qytetin Denizli të Turqisë.

Një korrespondent i CNN-it ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në një furrë buke, duke dëmtuar ndërtesat përreth dhe duke plagosur kalimtarët.

Gazeta turke “Sabah” ka shkruar në ueb-faqen e saj se rreth 25 persona janë plagosur, pesë nga ta seriozisht.

Shumë ndërtesa banimi dhe komerciale në Turqi përdorin gazin për ngrohje dhe gatim.

Shpërthimet nga rrjedhjet nuk janë të rralla.

XS
SM
MD
LG