Ndërlidhjet

Merkel ofron mbështetje për Moldavinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur mbështetje për përpjekjet e Moldavisë për integrim në Bashkimin Evropian.

Duke folur në Berlin, pas takimit me kryeministrin moldav, Iurie Leanca, Merkel ka thënë se është e impresionuar nga arritjet e Moldavisë në reforma dhe nga optimizmi i Kishinevit në ndërtimin e shtetit demokratik.

Merkel ka thënë se Gjermania, si dhe vendet e tjera të BE-së, do t’i sigurojnë Kishinevit të gjithë mbështetjen e nevojshme.

Moldavia, së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kanë nënshkruar marrëveshje ekonomike dhe politike me Bashkimin Evropian, muajin e kaluar në Bruksel.

XS
SM
MD
LG