Ndërlidhjet

12 muaj burgim për Zharko Veselinoviqin


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it

Një trup gjykues nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar Zharko Veselinoviqin me 12 muaj burgim, për shkak të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, më 14 gusht të vitit 2010, në fshatin Rudare.

Veselinoviq është dënuar edhe me gjobë prej 300 eurosh.

“Në ditën e sipërpërmendur, Z.V. e ka penguar Policinë e Kosovës që ta dërgojë një kamion cisternë, e cila kishte destinacion pompën e benzinës ‘Team’ në fshatin Rudare, në terminalin doganor në Mitrovicë për verifikime të mëtejme doganore në lidhje me kontrabandën e mundur të mallrave”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

XS
SM
MD
LG