Ndërlidhjet

Vladimir Putin arrin në Kubë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur në Kubë, që është edhe ndalesa e tij e parë në turneun gjashtëditor në Amerikën Latine.

Në Havanë, Putin pritet të zhvillojë bisedime me liderët kubanezë, përfshirë ish-presidentin 87-vjeçar, Fidel Castro.

Ndihmësi i Putini, Yuri Ushakov, u ka thënë gazetarëve se presidenti rus planifikon të nënshkruajë në ligj për shlyerjen e 90 për qind të borxhit të Kubës ndaj Rusisë, i cili kap vlerën e 35 miliardë dollarëve.

Putini do të vizitojë edhe Argjentinën dhe Brazilin.

XS
SM
MD
LG