Ndërlidhjet

4 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Maqedoni


Pjesë të helikopterit të rrëzuar pranë Strumicës në Maqedoni.

Pjesë të helikopterit të rrëzuar pranë Strumicës në Maqedoni.

Një helikopter i policisë maqedonase është rrëzuar gjatë natës, gjatë një fluturimi trajnues pranë qytetit Strumica, duke shkaktuar vdekjen e të katër njerëzve në bord.

Ministrja e Brendshme e Maqedoisë, Gordana Jankulovska, ka thënë sot se të katër viktimat kanë qenë pilotë, secili me më shumë se 30 vjet përvojë fluturimi.

Helikopteri MI-17B ka goditur një transmetues televiziv, 120 metra të lartë, pranë Strumicës, rreth 190 kilometra në jug të Shkupit.

Dy regjistrues zëri janë gjetur dhe pritet të japin më shumë detaje rreth incidentit, ka thënë Jankulovska.

XS
SM
MD
LG