Ndërlidhjet

logo-print

30 ushtarë të Ukrainës besohet së janë vrarë


Ukrainë

Ukrainë

Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se rebelët separatistë në lindje mund të kenë vrarë deri në 30 ushtarë të qeverisë në një sulm me raketa.

Zoryan Shkyryak është cituar nga agjencia Reuters të ketë thënë se rebelët kanë përdorur raketa Grad.

Lajmi vjen pas një ofensive të re të qeverisë kundër rebelëve.

Zëdhënësi i ushtrisë, Vladyslav Seleznyov, ka thënë se së paku 50 separatistë pro-rusë janë vrarë në ditët e fundit.

XS
SM
MD
LG