Ndërlidhjet

Barcelona blen Suarezin


Luis Suarez
Luis Suarez

Barcelona ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e sulmuesit uruguajas, Luis Suarez.

Barcelona e Spanjës ka bërë publik lajmin përmes një deklarate për media, ndërsa Liverpooli i Anglisë e ka konfirmuar atë në ueb-faqen e tij zyrtare.

Suarez, i cili konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, do të udhëtojë drejt Barcelonës javën e ardhshme për të nënshkruar kontratën pesëvjeçare.

Tarifa e transferimit nuk është bërë e ditur.

Por, mediat britanike spekulojnë se kjo shifër është rreth 120 milionë dollarë, çfarë e bën Suarezin futbollistin e tretë më të shtrenjtë në histori.

FIFA i ka ndaluar Suarezit pjesëmarrjen në çdo aktivitetet që lidhet me futbollin deri në fund të tetorit, pasi gjatë një ndeshjeje me Italinë në Kupën e Botës ka kafshuar një lojtar të ekipit kundërshtar.

XS
SM
MD
LG