Ndërlidhjet

Ukrainë: 19 ushtarë të vrarë nga sulmi me raketë


Shkatërrime nga lufta në Luhansk në pjesën lindore të Ukrainës

Shkatërrime nga lufta në Luhansk në pjesën lindore të Ukrainës

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se së paku 19 ushtarë të saj janë vrarë sot nga raketa e tipit Grand e hedhur nga kryengritësit prorusë afër kufirit me Rusinë.

Ky është një ndryshim në krahasim me një njoftim të mëhershëm, ku thuhej se më se 30 ushtarë janë vrarë nga sulmi në rajonin Luhansk në pjesën lindore të Ukrainës.

Një zëdhënës i ministrisë tha se gjithsej 23 ushtarë janë vrarë dhe afro 100 janë plagosur prej ditës së djeshme.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, nëpërmjet një kumtese pas një takimi të jashtëzakonshëm të mbajtur sot, tha se qeveria “do t’i gjej dhe shkatërroj” separatistët që janë përgjejgës për sulmin me raketë.

XS
SM
MD
LG