Ndërlidhjet

Futboll: Neymar simpatizon për Argjentinën kundër Gjermanisë


Futbollisti i Brazilit Neymar

Futbollisti i Brazilit Neymar

Ylli futbollistik brazilian, Neymar da Silva Santos Junior, i njohur vetëm me emrin Neymar, është paraqitur në skenë duke deklaruar se dëshiron që Argjentina të fitoj kundër Gjermanisë në ndeshjen finale të kampionatit Botëror në Brazil, më 13 korrik.

Brazili dhe Argjentina janë kundërshtar të përbetuar në fushën e futbollit. Shumë brazilianë janë të tmerruar me mundësinë që Argjentina ta fitoj edhe titullin e tretë të kampionit botëror.

Neymari emocional, sot në një konferencë për gazetarë në Rio-de-Zhanejro, tha se Lionel Messi i Argjentinës, shok dhe bashkëlojtar i tij në Barcelonë, e meriton ta fitoj Kupën Botërore.

Por, vlerësohet se nëse Argjentina fiton në finale, kjo do të ishte ngarkesë edhe më e madhe për Brazilin, pas disfatës së thellë nënçmuese kundër Gjermanisë me rezultat 1:7, në ndeshjen gjysmëfinale.

“Ankthi vazhdon”, ka shkruar gazeta braziliane “O dia” pasi Argjentina u plasua në finale, duke e mundur Holandën pas ekzekutimit të penaltive, më 9 korrik.

XS
SM
MD
LG